Messi u dërgon birra 160 portierëve që iu ka shënuar gol gjatë karrierës së tij

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06.01.2021, 08:56

Lionel Messi ka vendosur t'iu dërgojë nga një birrë plot 160 portierëve ndaj të cilëve ai ka shënuar gola në karrierën e tij. Në bashkëpunim me kompaninë e birrës "Budweiser", janë krijuar rreth 644 birra me numrat e personalizuara mbi golat e Messit dhe janë vendosur që t'i dërgohen portierëve ndaj të cilëve argjentinasi ka shënuar. Njëri prej lojtarëve që ka pësuar më shumë gola nga Messi është pikërisht portieri, Diego Alves, plot 21 herë. Ky i fundit ka postuar një foto në rrjetin social Twitter.

Ai shkroi:

Urime Messi. 644 gola për një klub është një rekord i madh! Dhe me 21 shishet e mija, kam vendosur një rekord edhe une”.

Kjo tregon se pothuajse shumica e portierëve të cilëve Messi u ka dërguar birra, i kanë pranuar ato me sportivitet, madje edhe kanë uruar argjentinasin për arritjet e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit