Gjatë puntatës së “Për’puthen Prime” ndodhën shumë të papritura, ku vëmendjen më të madhe e mori rikthimi i Anës për një 'takim të fundit' me konkurrentët e tjerë. Ajo u përjashtua nga progarmi së bashku me Arjonin, pas publikimit të fotos në shtrat. Ndërkohë ngjarja pikante e mbrëmjes ishte pikërisht momenti kur Atdheu u ngrit nga karrigia dhe shkoi e puthi në buzë Anën. Kaq u desh dhe rrjeti 'shpërtheu' nga një lumë komentesh. Shumë ndjekës në rrjetet sociale kërkuan largimin e Atdheut, çka ka sjellë edhe reagimin e tij. Ai zgjodhi të reagonte në Snapchat, duke hedhur një foto krahas së cilës shkroi: “Veç Zoti më gjykon!”
