Mjekët dhe drejtorët e spitaleve kanë dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve, që morën plagë të mëdha në fytyrë e trup pas shpërthimit të bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj. Në deklaratat dhe prononcimet e herëpashershme për mediat, mjekët janë shprehur se personi më i vogël në moshë që ka mbetur i plagosur, është një 18-vjeçar. Gjithashtu, Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë se 15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës kanë shkuar në klinikë, 3 pacientë janë në kujdesin intensiv, ndërsa një 20-vjeçare është në gjendje të rëndë pasi ka djegie të mëdha në kokë, qafë e shumë pjesë të tjera të trupit. Ndërkohë, 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar.
Mjeku Agron Çitaku në një konferencë për mediat ka thënë se gjendja e 14 prej tyre është mesatarisht e rëndë, ku lëndimet zakonisht janë në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë.
Më konkretisht, ky i fundit është shprehur se:
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të bombolës.