Italia shpik vaksinën Covid-19, ka efekt 92.5%

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.01.2021, 16:28

Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër Covid-19, e cila sipas tyre ka një efektshmëri prej 92.5 %. Mediat italiane bëjnë me dije se vaksina bëhet vetëm me një dozë dhe nga testimet e deritanishme ka krijuar anti-trupa tek 92.5% e personave që e kanë bërë për qëllime studimore. Vaksina u shpik nga kompania “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona. Sipas drejtorit të spitalit Spallanzani, stafi i të cilit testoi vaksinën, u konfirmua se ajo prodhon antitrupa që në 28 ditët e para të injektimit të saj. Komisioneri për përballimin e krizës së Covid-19, Domenico Arcuri tha se kompania do të fillojë fazën e dytë dhe të tretë të testimeve dhe nëse gjithçka shkon sipas planit.

Arcuri deklaroi:

Vaksina do të rrisë kapacitetet tona dhe do të na bëjë më shumë të pavarur nga të tjerët.

Burimi: tgcom24 |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit