Disa çaste më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në Ferizaj, ku ka shpërthyer një bombol gazi. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një restorant në lagjen “The village”, ndërsa sipas mediave kosovare shpërthimi ka plagosur 41 persona, dy fëmijë dhe 7 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ekipi mjekësor.
