Gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar shtetasin e identifikuar si Ilir Alla. Mësohet se ky i fundit përndiqte dhe u nxirte organin gjenital femrave të ndryshme në rrugë. I arrestuari është ndaluar në rrugën “Ylbere Bylykbashi”. Ai u përball me akuzën e “Përndjekjes” dhe “Kryerjes së veprimeve të turpshme në publik”, teksa u dënua me ‘arrest në burg’. Kohët e fundit ai kishte vënë në shënjestër një shtetase të identifikuar me inicialet M.M, banuese në Tiranë. Gruaja ka dorëzuar si provë materiale disa video ku shihet që Alla kryen veprime të turpshme me gruan në fjalë.