Pak më parë në Elbasan u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kongrsi i Elbasanit. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti në familje, ndërsa janë dëgjuar tri të shtëna. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë pasi janë dëgjuar të shtënat në zonë. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka vënë në pranga 45-vjeçarin e identifikuar si shtetasi Arjan Minella Ruvina.