Liverpooli tenton t’i rrëmbejë Realit Madridit David Alaba

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05.01.2021, 13:43

David Alaba do largohet nga Bayerni dhe shumë ekipe janë vënë në ndjekje të tij. Por, duket se e ardhmja e tij do jetë në Angli. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se gjiganti evropian, Liverpool ka kontaktuar mbrojtësin e Bayernit. Alaba ka refuzuar rinovimin me “Bavarezët” dhe në verë do largohet si lojtar i lirë.

Real Madridi është duke prirë garën për shërbimet e lojtarit sepse ëndrra e austriakut është të përfaqësojë “Mbretërit”. Mirëpo, ndër pesë klubet e tjera përpos Realit që e kanë kontaktuar Alabanë është edhe Liverpooli. Sidoqoftë, Romano ka bërë të ditur se bisedimet e lojtarit me Realin janë duke vazhduar dhe ende s’është mbyllur asgjë. Liverpooli pret prapa derës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit