Humbën kontaktet me familjen më datë 1 janar, gjenden dy vajzat e mitura

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.01.2021, 13:13

Paraditen e sotme janë gjetur dy vajzat e mitura nga Tirana, të cilat humbën kontaktet më familjarët më datë 1 janar të këtij viti. Sipas policisë, ato ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet. Ndërkohë pritet që ato të merren nga shërbimet e Policisë së Tiranës dhe të dërgohen në banesat përkatëse. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Kòmisariatin e Pòlicisë Sarandë dhe Kòmisariatin e Pòlicisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021. Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Kòmisariatin e Pòlicisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit