Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura në Tiranë pak ditë më parë. Policia ka referuar materialin, në organin e akuzës, ndërsa hetimet po ndiqen nga sektori i të miturve në prokurori. Hetuesit jane duke verifikuar të gjitha kontaktet që kanë pasur të miturat ditët e fundit si dhe iu është kërkuar kompanive celulare që tu vihen ne dispozicion tabulatet telefonike. Ndërkohë ditën e djeshme nëna e një prej vazjave tregoi se i druhet rrëmbimit dhe trafikimit, por nuk kanë një emër ku dyshojnë. Kujtojmë se dy vajzat 16 vjeçare Kejsi Ahmetaj e Mojna Hajdari u zhdukën më 1 janar. Sipas të afërmve, dy vajzat kishin deklaruar se do të takoheshin me njera-tjetrën, teksa me vete kishin marrë kartat e identitetit, telefonat dhe para të kursyera prej muajsh.
