Bashkëshortja e autorit të vrasjes së dy motrave në Astir: Na kanë kërcënuar, kërkoj mbrojtje nga shteti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2021, 10:48

Vrasja që ndodhi pak ditë më parë në zonën e Astirit i tronditi të gjithë por detajet që vijojnë të zbardhen çdo ditë e më shumë e rëndojnë edhe më tepër këtë ngjarje. Ditën e sotme bashkëshortja e Përparim Ademit, Vjollca Telo ka treguar se gjatë këtyre ditëve ajo dhe vajza e saj janë kërcënuar me jetë nga tre djem që i kanë shkuar në shtëpi, prandaj kërkon mbrojtje nga shteti. Sipas saj Ademi e bëri vrasjen dhe ai duhet të vuajë dënimin.

Na kanë kërcënuar. Burri im është shumë i mirë. Ai e bëri vrasjen, ai duhet ta vuajë. Me dy motrat Metani kemi edhe marrëdhënie familjare, kemi ngrënë e pirë me to. Ne nuk kemi shitur fëmijë ata duan të na marrin pasurinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit