“Tik tak-tik-tak”/ Ibrahimovic ngre peshë tifozët e Milanit, gati për ndeshjen ndaj Juventusit?

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05.01.2021, 10:05

Milani luan nesër ndaj Juventusit dhe normalisht mungesa e madhe e kuezinjve është Zlatan Ibrahimovic, i cili prej disa javësh vijon të jetë i dëmtuar. Sipas mediave itaiane, rikuperimi për ndeshjen e rëndësishme të së mërkurës është thuajse i pamundur, por për të ndezur ëndrrat e tifozëve ka menduar vetë suedezi.

Sulmuesi ka postuar një video nga stërvitja e tij më Milanin, ku shfaqet teksa shënon gol me kokë dhe më tej shkruan: “Tik-tak, tik-tak”. Kaq ka mjaftuar që shumë tifozë të kuqezinjve të mendojnë se lojtari do të jetë gati për Juventusin. Megjithatë gjatë ditës së sotme do ketë një vendim përfundimtar për lojtarin nëse do të jetë gati apo jo për ndeshjen ndaj Juves të mërkurën. Gjithsesi shanset që të jetë gati janë të pakta, por ekziston gjithashtu mundësia që të paktën të jetë në stol dhe të futet në lojë pjesën e dytë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit