Me qen nuhatës dhe helikopter, arrestohen tre shqiptarë në Belgjikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2021, 09:51

Policia në Belgjikë ka arrestuar tre shqiptarë që ishin pjesë e një bande hajdutësh që kryenin një seri vjedhjesh në të gjithë vendin. Ishte pronari i një banese që vuri re bandën e shqiptarëve dhe njoftoi policinë. Për kapjen dhe arrestimin e tyre policia përdori qen nuhatës dhe helikopter, por vetëm njëri prej shqiptarëve arriti të shpëtonte dhe është i shpallur në kërkim nga policia. Policia e gjurmoi bandën rreth orës 7 pasdite kur ata u përpoqën të hynin në Bilzersteenweg me veturën e tyre. Brenda një muaji, 15 hajdutë në zonën e policisë Bilzen-Hoeselt-Riemst u kapën.

Burimi:tvl.be Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit