Ardhja e vaksinave në Shqipëri është vetëm në letër, mirëpo kjo nuk e ka penguar Ramën që të derdhi disa lekë për rregullimin e ambienteve të stadiumit “Air Albania” dhe reklamimin e tyre virtualisht, për propagandë. Së fundmi Rama ka postuar disa pamje nga qendra e vaksinimit, edhe pse në Shqipëri nuk ka mbërritur asnjë vaksinë. Më herët Rama u shpreh se në Shiqpëri do të mbërrijnë 500 mijë doza vaksina, por deri më tani nuk është parë asgjë.
E vetmja frazë që dëgjohet është “mesi i janarit, ose tre muajt e para të vitit”.