Pse më sheh me inat? Pyetja që vazhdon të jetë shkak për sherr mes shqiptarëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.01.2021, 02:51

Sherri më i zakonshëm në Shqipëri nis me pyetjen "Pse më shikon?". Dhe mesa duket vazhdon të jetë ende në shkak i shumë zënkave. I tillë është kallëzimi i mbajtur shënim në Komisariatin Nr.4 në Tiranë. Sipas Gazetës Si, një sherr ka ndodhur mes një klienti dhe pronarit të një lokali në kryeqytet. Shtetasi me inicialet SH. K. i moshës 50 vjeç, i cili është pronar i një lokali pranë zonës së Xhamllikut është paraqitur dy javë pas sherrit në polici.

Sipas pronarit të lokalit sherri nisi i tillë:

Klienti porositi një gotë verë, porosinë po e mbyllte kamarierja që quhet N.B. Unë isha në një tavolinë dhe po haja. Klienti tha pse po më shikon me inat. Më pas shkoi tek banaku dhe pyeti pse nuk më solle qofte. I kërkova të ulej se sapo kishte ardhur, por ai nisi të më ofendojë dhe pyeste pse më pe me inat. Shikoni si i kam këmbët na tregoi, u shqetësuam dhe ndonëse nuk e njihnim dhe ishte hera e parë që e shikonim dhe as që e njihnim nxituam t’ia mjekonim me jod. Nuk e dimë se ku ishte dëmtuar. Pastaj ai filloi të tregojë se kishte qenë në burg dhe ishte i fortë dhe se nuk pyeste për askënd. Nuk ishte i qetë. Në nerva e sipër më tha: jam djali i J., qofsh shëndoshtë ia preva, aty ai u revoltua më keq. Më goditi me grushte. Jam djali i J. përsëriti, a e di që kam bërë burg dhe s’pyes për kënd. Më goditi dhe u mbrojta me grushte. I kërkoja të qetësohej dhe s’po kuptoja ç’po ndodhte, pse po sillej ashtu dhe pse po kërcënonte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit