Krimi i rëndë në Astir/ Dalin pamjet, 59-vjeçari i vrau dy motrat brenda 13 minutash!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.01.2021, 22:35

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e fundit të vitit. 59-vjeçari Përparim Ademi 'eliminoi' në zonën e Astirit dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ai i qèlloi për vdèkje e më pas u largua me qetësi, i shoqëruar nga një djalë që dyshohet të jetë nipi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:06 minuta në zonën e Astirit dhe e gjitha ka zgjatur 13 minuta. Ndërkohë janë bërë publike pamjet e momentit para krimit, ku Ademi u kap nga kamerat rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat.

Ai shihet i veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza. Gjithashtu kishte dhe një biçikletë me vete dhe me një çantë në dorë e shoqëronte edhe nipi. Pas 13 minutash ai shihet të largohet i qetë nga vendngjarja, po nga e njëjta rrugë në të cilën kishte ardhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit