Ylli i Juventusit infektohet me COVID-19 dy ditë para ndeshjes me Milanin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.01.2021, 19:48

Kur jemi vetëm 2 ditë para derbit italian, Milan-Juventus, ekipi nga Torino ka konfirmuar se mbrojtësi Alex Sandro, ka dalë pozitiv me COVID-19. Lojtari është izoluar duke ndjekur protokollin e Seria A. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi në faqen zyrtare

Komunikata e Juventusit:

Juventusi njofton se duke ndjekur disa simptoma lojtari ynë Alex Sandro, është zbuluar pozitiv me COVID-19″. Lojtari është vendosur në izolim”

Vlen të përmendet se kjo do jetë mungesë e madhe për Juventusin që në sfidën e radhës do përballen me liderin momental të Seria A, Milanin. Trajnerit Andrea Pirlo i duhet të gjejë një zëvendësues për Alex Sandron në krahun e majtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit