Panik te Real Madridi/ Klubi i ofron Ramosit rinovimin, por spanjolli nuk e pranon

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.01.2021, 16:21

Real Madridi po mendon të blindojë yjet e skuadrës dhe para disa ditësh i ka ofruar kontratën e re kapitenit Sergio Ramos. Spanjollit kontrata momentale i skadon në verë, ndërsa në mediat iberike raportohet se "Los Blancos" i kanë ofruar rinovimin 1+1. Por, në kontratën e re nuk ka pasur rritje të pagës, ndaj Ramos ende nuk e ka pranuar.

Nuk dihet nëse Ramos do rinovojë apo do i bashkohet ndonjë ekipi tjetër, siç është PSG-ja që i ka bërë ofertë tunduese duke i ofruar 17 milionë euro në vit. Vendimi përfundimtar do t’i takojë lojtarit dhe mbetet të shihet në muajt e ardhshëm. Ramos është 34-vjeç, por forma e tij është gjithmonë në rritje duke qenë një nga mbrojtësit më të fortë në botë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit