Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2021, 14:57
Në vitin që lamë pas, konkretisht në 28 nëntor një ngjarje e rëndë tronditit Shkodrën. Kujtojmë se në atë ditë një plumb kallashnikovi la të vdekur në vend Ridvan Ramazanin. Sot pas kësaj tragjedie, një nga bashkëpunëtorët në krim, ka seklaruar të gjithë rrjedhën e ngjarjes.
Milkjor Gjoka ka zbardhur detaje të reja nga tragjedia, ndërsa është shprehur se sherri nisi mes tij, Elhad Ramazanit dhe Hydajet Mehmedajt. Mehmetaj dhe Gjoka ishin shokë dhe atë ditë ishin në fshatin Mjedë për të blerë gjela deti, mirëpo në kthim, konkretisht në fshatin Dajç, kanë nisur që të konfliktohen me Elhad Hysenin (Ramazanin) pasi ky i fundit kishte gërvishtur makinën e tij me një mjet që drejtohej nga një burrë i moshuar. Në debat e sipër Hydajeti dhe Milkjori kanë shkuar në shtëpi dhe kanë marre vëllain tjetër, Duelin me vete, i cili ishte pajisur me kallashnikov. Në dëshminë e siguruar nga Ora News, Gjoka deklaron se në këtë moment ka qenë Ridvani ai që ka qëlluar i pari. Më pas dueli ka nisur të zbrasë armën deri sa Ramazani ka ndërruar jetë.
I prangosuri Milkjo Gjoka:
Sot në 28 nëntor 2020 kam dalë nga shtëpia në orën 08:00 dhe tek karburanti i Ded Maçit, takova shokun tim që quhet Hydajet Mehmedaj, me të cilin e kisha lënë që dje në mbrëmje për të shkuar në Mjedë, ku do blinin gjela deti. Hydajeti ishte me makinën e tij tip Benz-Mercedes, ngjyrë te zezë me targë AA 259 BA, dhe pasi unë hipa në vendin e parë të makinës, u nisëm për në Mjedë. Pasi shkuam në Mjedë, te tregu i fshatarëve, Hydajeti bleu 5 gjela deti, dhe pasi i futëm në bagazhin e makinës së tij, u kthyem përsëri në Dajç. Rrugës në kthim në aksin rrugor Velipojë-Dajç, te vendi i quajtur “Te lulet” pamë në rrugë dy makina, të cilat ishin fërkuar me njëra-tjetrën. Unë njoha shtetasin Elhad Hyseni, të cilin e njoh pasi kemi mbaruar shkollën bashkë. Në këtë kohë Elhadi ishte duke bërë debat me personin tjetër të makinës dhe po e shante. Në këtë moment zbresim nga makina unë dhe Hydajeti, ku unë shkova për t’i ndarë, duke marë për krahu Elhadin dhe i thashë: Hajde këtej se është marre me të pa kush duke bërë debat me pleqtë. Kurse Hydajeti i tha: Ik o legen mos u merr me këtë burrin plak. Ndërkohë Elhadi hipi në makinë, dhe duke ecur, nxori kokën nga xhami i makinës dhe tha: Hajde se po shihena më vonë, duke na sharë nga robtë e shtëpisë. E gjitha kjo situatë ka ndodhur rreth orës 10:00. Elhadi iku para nesh me makinën e tij tip SLS ngjyrë e bardhë me targa 666, gërmat nuk ia mbaj mend. Kurse unë dhe Hydajeti kemi ardhur për në shtëpi pas tij. Kur arritëm tek lokali i kushërinjve të Hydajetit, unë kam zbritur, ndërsa Hydajeti ka shkuar në shtëpi për të lënë gjelat. Pas pak erdhi Hydajeti dhe ndaloi makinën para këmbëve të mia, dhe unë hipa në vend të parë të pasagjerit, ndërsa pas meje qëndronte Dueli, vëllai i Hydajetit, i cili në dorë mbante një automatik. Në këtë kohe teksa ne po ecnim me makinë, kaloi me makinë babai i Elhadit, Ridvan Hyseni (Ramazani) me makinën e tij tip X5 ngjyrë e bardhë dhe ne direkt i jemi vënë pas atij. Unë isha ulur në vendin e parë të makinës, në timon ishte Hydajeti dhe pas meje ka qenë Dueli, i cili kishte dhe armën automatik në dorë. Makina tip BMË X5 ishte para nesh në një distancë të shkurtër dhe sapo kemi mbëritur tek karburanti i Filip Gramshit, mjeti BMË X5 i Ridvanin ka ndaluar duke na zënë rrugën. Ridvan Ramazani, nga makina e tij, na qëlloi me pistoletë drejt makinës tonë, ku plumbi ka hyrë tek xhami i parë i imi dhe është ngulur tek kollona midis dy dyerve, mbas meje. Në këtë kohë ka dalë nga makina Dueli, i cili me armë në dorë fillon të qëllojë disa herë nga Ridvani. Më pas Dueli u drejtua nga karburanti, kurse Hydajeti ktheu menjëherë makinën dhe ikëm të dy drejt shtëpive tona. Dueli na tha: Ikni juve…, dhe në ikëm para, ku Hydajeti me la mua në afërsi të shtëpisë ndërsa vetë u drejtua për në fshatin Mushan Dajç. Unë shkova në shtëpi, takova vëllain dhe babën, por nuk u tregova asgjë se çfarë kishte ndodhur.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR