Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2021, 14:33
Disa çastë më parë është regjistruar një aksident i rëndë në Klinë të Pejës në Kosovë, ku një autoveturë është shkatërruar plotësisht dhe është shkrumbuar nga flakët. Si pasojë e aksidentit të frikshëm, shtatë persona janë lënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi është shprehur se:
Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq tre të tjerët me lëndime më të lehta janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.
Vlen të theksohet se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR