Plas te Interi, Vidal përplaset me trajnerin Conte

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.01.2021, 13:48

Interi fitoi 6-2 ndaj Crotones, por te zikaltërit ka një çështje tjetër. “Të ulë kokën dhe djersijë në stërvitje, askush nuk e ka vendin të garantuar. Ai duhet të provojë se meriton të luajë, duhet të bëjë shumë më mirë sesa po bën”, u shpreh trajneri i Interit, Antonio Conte, në lidhje me paraqitjen e mesfushorit Arturo Vidal.

Ndërkaq, nuk mungoi kundërpërgjigjia e kilianit, i cili zgjodhi rrjetet sociale për të “thumbuar” teknikun zikaltër. “Qetësia është virtyt i të fortit”, shkruan Vidal në prolet e tij sociale, duke ndarë disa foto të ndeshjes kundër Krotone dhe duke uruar Lautaro, autorin e “hat-trick” të tij të parë për zikaltrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit