Tjetër dëshmi tronditëse/ Vëllai i motrave: Ato më treguan gjithçka muajin e fundit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.01.2021, 13:35

Bashkim Metani është vëllai i dy motrave që u 'eliminuan' në zonën e Astirit në Tiranë. Ai ka bërë një dëshmi tronditëse gjatë ditës së sotme, ku tha se Përparim Ademi (Tela) ka shitur 10 fëmijë të tyre. Metani sqaroi se motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme dhe fëmijët janë shitur në Selanik të Greqisë.

Ai tha:

Motra m'i ka treguar të gjitha në muajin dhjetor, nuk e denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste. Përparim Ademi (Tela) ka shitur më shumë se 10 fëmijë të motrave të mija. Të dyja motrat e mija kanë pasur shumë detaje të atyre që ai ka bërë, ndaj edhe i ka 'eliminuar'. Një person që e do një njeri nuk e nxjerr në rrugë dhe nuk e shfrytëzon. Përparim Tela i ka 'eliminuar' nga frika se motrat më kishin treguar mua dhe do e fusnin brenda. Pasi më treguan, më thanë që ki kujdes të keqen motra, pasi ai mund të të 'eeliminojë' edhe pse je larg. Ai nuk ka qenë vetëm, ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, ka pasur lidhje me një avokat që është në Greqi, që mesa di tashmë ka ndërruar jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit