Thuajse një javë pas tërmetit/ Deputetja shqiptare në Kroaci: Shqiptarët u treguan shumë humanë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.01.2021, 12:29

Po mbushet thuajse një javë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kroacinë në prag të fundvitit. Si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona, ndërsa shumë të tjerëve iu shembën shtëpitë dhe ngelën pa një strehë të sigurt. Në lidhje me situatën aty, ka folur edhe deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj. Ajo theksoi se shqiptarët që jetojnë aty u treguan shumë humanë dhe strehuan shumë familje të cilat mbetën pa shtëpi. Gjithashtu edhe furrtarët shqiptarë po vazhdojnë të shpërndajnë bukë për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Lekaj-Prljaskaj tha:

Kishte 7 persona të vdekur dhe mbi 20 të lënduar. Siç e dimë ne shqiptarët jemi humanë dhe shumë shqiptarë që janë këtu në Kroaci dhe kanë dhënë kontributin e tyre, qendra e Petrinjës ishte tërësisht e rrënuar. Ata kanë përjetuar edhe luftën 20 vite më parë dhe thoshin se kjo është më keq sesa lufta. Në Kroaci kemi rreth 20 mijë shqiptarë, të deklaruar si shqiptarë që jetojnë, por ne mendojmë që ekzistojnë më shumë se kaq. Ne e kemi këtu një pjesë, kur fëmija që lind e nuk i kanë prindërit me origjinë kroate, atyre hapësira ku u shkruan kombësia nuk e plotësojnë, e lënë të zbrazët në mënyrë që ata kur të arrijnë moshën madhore, të zgjedhin vetë se si duan të shkruhen, si ndjehen ata. Prandaj, ka shumë më shumë shqiptarë, por që nuk janë të deklaruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit