Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori Xhemil Tagani

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2021, 10:32

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Xhemil Tagani duke shënuar një ditë të trishtë për artin shqiptar. Tagani ka interpretuar role në filma të ndryshëm, ku spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” (1976).

Tagani u lind në Tiranë në 6 Shkurt të vitit 1945, ndërsa do të mbaronte Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës në vitin 1968. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi.

Në Teatër: Agroni – Shokët, Alqi – Studentja e vitit të fundit, Tushka – Një nuse për Stasin, Uçi – I pazvëndësueshmi, Selimi – Bashkë me Agimin, Ina – Arturo Ui, Peç Mbloçi – Lumi i vdekur, Reizi – Duke u gëdhirë viti 1945, Samiu – Kështu të dua, Perikliu – Pallati 176, Thomai – Nën dritat e skenës, Kryqi i bardhë, etj.

Në film: Përrallë nga e kaluara (1987), Zëvendësi i grave (1987) Gurët e shtëpisë sime (1985) Taulanti kërkon një motër (1984) Fushë e blertë fushë e kuqe (1984) Tokë e përgjakur (1976) Gadhnjim mbi vdekjen (1967) Kush është vrasësi…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit