Aksidenti fatal/ Humb jetën në moshën 23-vjeçare futbollisti i ekipit të La Ligës

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.01.2021, 10:21

Një aksident me makinë ka rezultuar fatal, teksa i ka marrë jetën në moshën 23-vjeçare, futbollistit të Atletiko Bilbaos, Aitor Gandiaga. Makina me të cilën udhëtonte futbollisti u përplas me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të sulmuesit. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi bask nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Njoftimi:

Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Aitor Gandiaga, ishte pjesë e klubit të njohur nga spanjoll, por për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e ekipit të La Ligës e kishin huazuar sulmuesin te Gernika në Tercera Division këtë sezon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit