Aksidenti me një viktimë dhe 6 të plagosur në Elbasan, arrestohet drejtuesja e “Volkswagen”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2021, 10:03

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon pasagjerësh, e për pasojë humbi jetën 36-vjeçari Kledis Dede dhe janë plagosur 9 persona, të cilët janë transportuar për në spitalin e Elbasanit. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit tip “Volkswagen”, shtetësja me iniciale K.Sh 29-vjeçe për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit