Një person është arratisur nga komisariati i Policisë numër 1 në Tiranë. Faxweb ka mësuar se bëhet fjalë për shtetasin Rigers Lala, i arrestuar pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë s Shtetit. Lala u arrestua në zonën e Ali Demit në Tiranë pasi qarkullonte i pajisur me armë zjarri duke kërcënuar kalimtarët. Në momentin që ka parë policinë e ka hedhur pistoletën në tokë dhe ka ikur me vrap, por më pas u arrit që të kapej nga “Shigjetat”.
Tashmë ai ka mundur që të largohet nga komisariati numër 1 në rrethana që ende nuk dihen.
Vijon...