Prurje të reja në Për’puthen, kush janë dy konkurrentët që i bashkohen emisionit?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.01.2021, 23:17

Pas përjashtimit të Anës dhe Arjonit nga programi, produksioni i Për'puthen ka vendosur të sjellë dy konkurrentë të rinj, një djalë dhe një vajzë. Lediana Prenga, quhet 23-vjeçarja që vendosi t'i bashkohet emisionit. Ajo studion për stomatologji dhe tha se arsyeja që u bë pjesë e emisionit ishte fakti se dëshironte të provonte diçka të re për veten. Ndër të tjera ajo tha se kishte pëlqim për Mevlanin dhe Atdheun, por shtoi se ka ndryshuar mendim për Atdheun, pas puthjes së këtij të fundit me Anën para pak minutash.

Ajo tha:

Kam thënë për Atdheun, më duket tip interesant dhe Mevlanin. Për Atdheun ndryshova mendim, pas asaj që ndodhi në studio.

Ndërsa Murati është djali më i ri që futet në Për'Puthen pas largimit të Arjonit. Mësohet se ai është me origjinë turke, por ka vite që jeton në Tiranë dhe punon si parukier.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit