Mutacioni i ri i Covid më afër Shqipërisë, ‘zbarkojnë’ 4 rastet e para në Greqi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2021, 21:26

Gjatë ditë së sotme në Greqi janë identifikuar 4 raste të reja me mutacionin e ri të koronavirusit. Këto raste janë zbuluar pikërisht nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Teknologjike në Athinë. Pas zbulimit të këtij mutacioni të ri të Covid edhe në Greqi, autoritetet në vendin fqinj kanë ngritur alarmin.

Rastet u zbuluan pas testimit të kryer tek disa pasagjerë të një avioni që kishte ardhur nga Britania. Mësohet se 6 pasagjerë të fluturimit u testuan pozitivisht dhe pas një prove molekulare u zbulua se 4 prej tyre ishin infektuar me mutacionin e virusit, dhe të gjithë do te qëndrojnë në karantinë. Kujtojmë se koronavirus i ri, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70% më i transmetueshëm.

Burimi: tanea.gr/Përktheu dhe përshtati; JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit