Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh. Një automjet tip Volksëagen është përplasur me një furgon pasagjerësh, e për pasojë janë plagosur 9 persona, të cilët janë transportuar për në spitalin e Elbasanit. Raportohet se në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të urgjencës së spitalit. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Trafiku vijon të jetë i rënduar. Në lidhje me askidentin ka shkruar edhe një qytetare e cila thekson se situata është tepër e rënduar.
Mesazhi i mbërritur: