E rëndë/ Shembet ndërtesa, ndërrojnë jetë 21 persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.01.2021, 20:07

21 persona kanë ndërruar jetë në Ghaziabad të Indisë, pas shembjes së një ndërtese, që la të plagosur të paktën 20 persona të tjerë. Ngjarja u regjistrua në Indinë e veriut, ndërsa grupet e kërkim-shpëtimin vijojnë ende punën për gjetjen e personave të tjerë që kanë mbetur nën rrënoja. Ndërkohë, kryeministri lokal i shtetit, Yogi Aditianat shprehu keqardhjen e tij për familjet e viktimave, duke theksuar se ata do të kompensohen me një shumë rreth 2,225 euro secila. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa Aditianat urdhëroi nisjen e menjëhershme të hetimeve.

Burimi: www.livemint.com | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit