Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Gjormë të Vlorës. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 27-vjeçari Akil Ruçaj. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte. Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e e momemtitit kur makina tip Ford Fiesta është transportuar me karrotrec drejt qytetit. Shkak i aksidentit dushohet të jetë bërë rruga e keqe dhe me gropa, e cila ka bërë që automjeti të humbë kontrollin duke përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.