Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.01.2021, 18:35
Mjeku Tritan Kalo ka folur në lidhje me situatën e pandemisë Covid në vend. Sipas tij mundet që ajo të zgjasë deri në dy vjet. Gjithashtu mjeku shtoi se gjatë festave të fundvitit ka patur një rritje të kontakteve mes njerëzve dhe për këtë shkak pritet që të kemi një shtim të numrit të të infektuarve në javën e dytë dhe të tretë të janarit.
Kalo tha:
Unë kam rret 40 vite që punoj në spital, dhe kam përjetuar shumë epidemi, por jo pandemi të kësaj shkalle. Është një pandemi e cila na zbulon shumë enigma me të cilat ne nuk jemi ndeshur më parë. Mjekët infeksionistë ndeshen me frikën dhe me rrezikun e infektimit në çdo sekondë të punës së tyre, frika është pak relative, pasi ne jemi ndeshur me shumë sëmundje të tjera. Jemi bërë shumë këmbëngulës në punën tonë, pasi kishim të bënim me një sëmundje të panjohur. E rëndësishme është që në këtë periudhë ne kemi një ulje të rasteve dhe të shtrimeve në spital, por kjo është relative, pasi për shkak të shtimit të kontakteve, mund të ketë një rritje të rasteve sërish në javën e dytë dhe të tretë të Janarit. Vaksinimi do të bëjë që të ketë një këputje të zinxhirit të infektimeve, për shkak se ata që marrin dozat krijojnë imunitet. Po të nisemi nga gripi spanjoll, pandemitë e kësaj natyre zgjasin nga 18 deri në 24 muaj, infeksioni nga sars cov mund të zgjasë përjetë, por mund të ketë shfaqje të tyre në vatra të vogla. Unë i përmbahem, principit të 18-24 muajve. Është një studim që hap rrugën për studime të tjera, duhej që në popullsinë që kishte Tirana të kishte një kampion prej 5 mijë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR