Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mitrovicë. Mësohet se në këtë vend, ka vdekur Nazlije Sherifi, vajza e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Kujtojmë se 19-vjeçarja ishte student e Shkencave Kompjuterike, teksa ishte diagnostikuar me Glomerulosklerozë Foke Segmentale.
Pas apelit për ndihmë, shumë persona u bënë bashkë duke mbledhur para për të ndihmuar vajzën. Madje një djal i ri ofroi veshkën e tij, mirëpo rezultatet e transplantit rezultuan negative pasi vajza ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur ebëri të ditur vëllai i së ndjerës. Përmes një statusi në Facebook, vëllai I saj Iliri ka dhënë mes dhimbjesh, lajmin e keq.