Romelu Lukaku është bërë lojtari që ka shënuar 50 gola më shpejt nga të gjithë në Serie A. Sipas “Goal.com”, këtë rekord e mbante braziliani Ronaldo, i cili shënoi 49 gola në 68 paraqitje në Serie A, me fanellën e Interit, ndërsa Lukaku ka shënuar 50 në 70 paraqitje, duke marrë vendin e parë.
Kujtojmë që belgu ka shënuar 12 gola në 14 paraqitje për “zikaltërit këtë sezon duke treguar se është në kulmin e karrierës dhe po merr Interin për dore drejt sukseseve sezonalë. Shpesh ai është krahësuar nga tifozët zikaltër edhe me fenomenin Ronaldon, për ngjashmërinë nga stili i lojës.