Pak më parë, një aksident i rëndë u rregjistrua në Laç, pranë kryqëzimit të autostradës Milot-Mamurras. Një automjet i tipit “Audi R8” është përfshirë nga flakët, pasi është përplasur me bordurën metalike, si pasojë e humbjes së kontrollin nga shpejtësia. Sipas burimeve të “Dosja.al” në makinë mund të ketë viktima të cilët nuk kanë mundur që të dalin nga automjeti. Aktualisht në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrëfikësja, të cilët po mundohen të vendosin situatën nën kontroll. Pranë redaksisë së JOQ ALBANIA janë dërguar disa fotografi, të cilat ilustrohen në vijim, ku duken qartë pamjet nga aksidenti i rëndë.




