Prej ditësh dy vajza të mitura kanë humbur gjurmët, teksa janë zhdukur nga shtëpia që nga data 1 janar. Dy vajzat me iniciale A. A dhe L. H u larguan mëngjesin e dy ditëve më parë nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën. Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në komisariat. Policia ka njoftuar se nga verifikimet e kryera deri më tani rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në ‘’Qytet Studenti’’. Ndërkohë vajzat kur janë larguar kanë marrë me vete kartat e identiteti, celularët dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme