Apel për ndihmë/ 14-vjeçarja vuan nga zemra, operacioni kushton 200 mijë euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.12.2020, 18:30

Familja Bërdufi mësoi një lajm tronditës për vajzën e vogël Elonën. Që prej marsit 14-vjeçarja nuk shkon më në shkollë për shkak se vuan nga zëmra. Nëna e Elonës, Enida Bërdufi është shprehur se gjatë karantinës kuptoi se vajza e saj kishte marrje fryme dhe lodhje, ndërsa theksoi se ishin të traumatizuar prej virusit dhe mendonin se ishte e infektuar me atë. Por, pas rekomandimit të mjekut për ta çuar me urgjencë në spital, ajo që u zbulua më pas ishte akoma dhe më e trishtë. 14-vjeçarja u diagnostikua me kardiomiopati të dilatuar dhe duhet të kryejë një ndërhyrje në zemër, por ky operacion i ndërlikuar nuk mundësohet në spitalet shqiptare.

Nëna e saj është shprehur se:

Ilaçet janë sa me qenë Elena në këmbë. Doktoresha ka thënë se vetëm jashtë shtetit mund të bëhet në Turqi ose Itali, shkon 200 mijë euro. Ku ti gjesh ato të ardhura? Do mendosh për pjesën e lekut dhe dhembshuria e fëmijës, dhimbje e dyfishtë. Kush nga 50 kush nga 100 që na kanë ndihmuar deri tani, imagjino me shku jashtë shtetit. Na ka thënë mjekja nëse sheh diçka të çuditshme kur vjell do e sjellësh me shpejtësi. Nga Kavaja të çosh me urgjencë një fëmijë me zemër? Nga momenti në moment ça s’mund të ndodh!! Ça mund ti bëj unë fëmijës në shtëpi vetë?? Serumin s’ia bëj dot. Nuk dua asgjë vetëm të shpëtoj fëmijën, ta kuroj e të jetë si gjithë shoqet

Koha për Elonën është më e çmuar se kurrë tani. Gjendja e saj shëndetësore përkeqësohet në banesë, ndaj ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejt.

14-vjeçarja mes lotëve thotë:

Ju lutem të shërohem sa më shpejt.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit