Leon Molla, emigrant shqiptar është dënuar me dy vite burg për organizimin e një proteste vite më parë, ku nga hidrocentrali u hoq flamuri turk. Molla u dënua për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri nga hetimet ka rezultuar se ai ka organizuar protestën në Mirditë.

Sipas dosjes hetimore përmes shkrimeve dhe videomesazheve në rrjetet sociale i riu ju ka bërë thirrje njerëzve që të mblidhen për të hequr flamurin Turk në Qafë-Mollë të Mirditës. Gjykimi ndaj tij është bërë në mungesë, pasi Molla me origjinë nga Mirdita jeton ne Francë që prej vitit 2012. Prokurori i çështjes kishte kërkuar tre vite burg, por gjykata dha një dënim më të butë ndaj tij.