Humbi shoqen në aksidentin me Smart-in e saj, Deni Doku ‘rikthehet’ në rrjetet sociale: Të ndieja tepër!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.12.2020, 11:46

Denisa Doku, është vajza 19-vjeçare, e cila u përfshi pak ditë më parë në një aksident rrugor, ku humbi jetën shoqja dhe njëkohësisht kunata e saj Alida Spahiu. Pas aksidentit ajo u pa shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar mesazhe pikëllimi për shoqen e saj, çka tërhoqi tepër vëmendjen e mediave.

Megjithatë, e reja e ndërprehu për njëfarë kohe postimin në Instagram dhe Tik-Tok. Ndërsa kanë kaluar disa ditë, Denisa ka postuar sërish kujtime me kunatën e saj që humbi jetën tragjikisht. Ajo ka publikuar një video në Instastory, teksa shihet duke shfletuar një album ku ruan kujtimet me 22-vjeçaren.

Ajo shkruan:

Të ndieja tepër. Ti ishe gjëja e parë që e dija që do të kisha gjithë jetën afër. S’do të ketë çast që që s’do të mendoj zemra ime. Dhe do të ndije derisa të kem frymë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit