Boksieri Klevis Celaj do të niset në Belgjikë: Faleminderit JOQ

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.12.2020, 21:22

Lajme të mira për kampionin e boksit Klevis Celaj, i cili prej kohësh vuante në vendin tonë për disa nevoja bazë që një sportist duhet të ketë. Së fundmi Klevisi ka deklaruar se pas shumë përpjekjesh do të largohet nga Shqipëria dhe do të shkojë në Belgjikë. Në një intervistë në "VizionPlus" Klevisi tha se edhe pse do të largohet nga vendi ynë nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë dhe flamurin tonë kuq e zi. Besimi dhe kurajoja për të ecur përpara janë dy gjërat që e kanë "mbajtur në këmbë" kampionin që nuk ka asnjë lloj ndihme nga shteti dhe federata e boksit.

Kujtojmë se vitin e kaluar të gjithë u prekëm kur Klevisi rrëfeu për jetën e tij të vështirë dhe me shumë sakrifica dhe mundime.Boksi për të ka qënë pasion dhe “shpëtim” nga realiteti i hidhur. E ka nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës.Të fitonte titullin kampion kombëtar nuk ishte e lehtë. I janë dashur disa muaj stërvitje intensive dhe një dietë rigoroze për rënien nga pesha. Çelaj pas fitores së kampionatit kombëtar të boksit u shpërblye vetëm me 14 mijë Lekë, të cilat në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi.Për shkak të mungesës së palestrës për t'u stërvitur dhe ushtruar çdo ditë ai ka zgjedhur të stërvitet në natyrë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit