Në protestën që u zhvillua para Ministrisë së Brendshme, teksa raportonte ngjarjen, është qëlluar në rrethana ende të paqarta, gazetari i “JOQ Albania”, Andi Llabuti. Pas këtij akti, gazetari vijoi të qëndrojë i shtrirë në pritje të ndihmës mjekësore. Pas këtij veprimi kërkohet që policia të zbulojë nga kush dhe nga se erdhi sulmi ndaj gazetarit. Kujtojmë që protesta u thirr nga shume aktorë të shoqërisë civile, për të protestuar pas vrasjes nga policia e të riut Klodian Rasha, mëngjesin e djeshëm. Ky i fundit u ekzekutua, nga efektivi i “Shqiponjave” dhe kjo pasi ai shkeli orën policore.

“RSF in English”, organizata ndërkombëtare jofitimprurëse dhe joqeveritare që mbron të drejtën për lirinë e informacionit ka reaguar pas plagosjes së gazetarit të JOQ ALBANIA, Andi Llabuti.
Organizata, përmes një portimi në twitter ka shkruar se: