Në protestën që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme, vetëm pak minuta më parë teksa raportonte ngjarjen, është qëlluar në rrethana ende të paqarta, gazetari i “JOQ Albania”, Andi Llabuti. Pas këtij akti, shihet që gazetari vijon të qëndrojë i shtrirë në pritje të ndihmës mjekësore. Pas këtij veprimi kërkohet që policia të zbulojë nga kush dhe nga se erdhi sulmi ndaj gazetarit. Kujtojmë që protesta e sotme u thirr nga shume aktorë të shoqërisë civile, për të protestuar pas vrasjes nga policia e të riut Klodian Rasha, mëngjesin e djeshëm. Ky i fundit u ekzekutua, nga efektivi i “Shqiponjave” dhe kjo pasi ai shkeli orën policore.