Botërori 2022: Zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.12.2020, 19:52

Ditën e djeshme në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti i për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Në këtë short për Kombëtaren tonë kuqezi u vendos që do të luajë përballë Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës dhe San Marinos në grupin I. Ndërkohë sot Federatat kanë diskutuar mes tyre për kalendarin e ndeshjeve.

Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundoj në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.

Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”

25/03/2021: Andorra-Shqipëri ora 20:45 28/03/2021: Shqipëri-Angli ora 18:00 31/03/2021: San Marino- Shqipëri ora 20:45

02/09/2021: Poloni-Shqipëri ora 20:45 05/09/2021: Shqipëri-Hungari ora 18:00 08/09/2021: Shqipëri-San Marino ora 20:45

09/10/2021: Hungari-Shqipëri ora 20:45 12/10/2021: Shqipëri-Poloni ora 20:45

12/11/2021: Angli-Shqipëri ora 20:45 15/11/2021: Shqipëri-Andorra ora 20:45

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit