Ditën e sotme në “Përputhen” u transmetua takimi i dytë i Melisës dhe Mevlanit i cili vjen pas dy takimeve radhazi me Sindin. Ky takim u kërkua nga vetë Melisa për t’u sqaruar më tepër për takimin e parë dhe ngjarjet e ndodhura së fundmi në studio. Por ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte vendi dhe mënyra sesi të dy erdhën në takim. Melisa erdhi me gomar si një nuse fshati dhe ishte Mevlani ai që po e priste. Ata më pas nuk janë ulur në asnjë restorant por pas një mullari ku kanë sqaruar disa prej debateve që kanë pasur.
Mes shumë lojërash të të dyve ata nuk na privuan nga të puthurat dhe përqafimet e shumta të cilat tërhoqën dhe vëmendjen e të tjerëve në studio, përmendim këtu Sindin.