Ditën e sotme në emisionin “Përputhen” u transmetua takimi mes Sindit dhe Fatjonit i cili ishte i papritur dhe u cilësua si pa shumë të përbashkëta mes tyre. Por edhe pse ky takim ishte i ‘ftohtë’ arriti të ngjallë shumë debat në studio. E gjitha lindi pas pyetjes që Fatjoni i bëri Sindit gjatë takimit nëse është eksituar ndonjëherë nga ndonjë djalë që ka pasur fiksim. Por duket se një pyetje e tillë preku Mevlanin i cili deri më tani ka bërë dy takime me Sindin dhe duket se ka pritshmëri ndaj saj.
Sipas Mevlanit kjo pyetje ishte e tepërt dhe se Sindi duhet t’i kuptojë disa gjëra pasi është e vogël.
Mevlani: Dëgjo je shumë e vogël, duhet t’i kuptosh ca gjëra më mirë se kaq. Në momentin që dikush të ka respektuar mos u mundo të hedhësh baltë.
Sindi : Kur i kam hedhur unë baltë takimeve? Nëse ti i hedh baltë tjetrit do të thotë që ja ke hedhur vetes.
View this post on Instagram