Arsyet pse Rilindja u Mbylli Zërin 2 MILION Shqiptarëve të JOQ ALBANIA

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.11.2020, 19:38

Mëngjesin e sotëm, shqiptarë të ndershëm, ata që e kanë ngritur jetesën e tyre me djersë si taksapagues të rregullt të këtij shteti, ata që kishin zgjedhur median e lirë të Shqiptarisë për t’u informuar çdo ditë se ku shkonin paratë që ata detyrohen t’i falin kësaj qeverie, të shqetësuar, tej-mbushën mesazhet tona në Instagram dhe jo pa shkak! Arsyeja ishte se tashmë, burimi i vetëm i informimit për ta kishte mbetur media mavi, rast unik në historinë e politikës botërore (që nuk ndodh as në regjimet diktatoriale), ERTV ose ndryshe Televizioni personal i Edvin Ramës.

Aty ku Shqipëria i përngjan një shteti të mirëqenies sociale por shqiptarët e mjerë mezi e kalojnë muajin me 30 mijë lekë të vjetra asistencë, ku lypësit nuk duken në asnjë cep rruge por ndodhen në këndin 2 centimetra larg kamerës së kameramanit të ERTV. Aty ku policia bën sikur ndihmon të moshuarit të kalojnë rrugën të fitojë respektin e popullit por në fund të ditës ka për detyrim të plotësojë normën e gjobave që i kanë vënë shefat dhe detyrohen të durojë edhe përçmimin e eprorit për statusin që mbajnë. Aty ku në spitale mjekët shtiren para ministres se situata e të prekurve me Covid është nën kontroll ndërsa pasdite pas koncerteve, dëgjojmë se dikush i ka dhënë fund jetës nga kushtet mizerable të shëndetësisë. Aty ku projektet për vepra të mëdha infrastrukturore u kënaqin sytë popullit naiv shqiptar në 3D, por që në fakt mbeten thjesht “fluturuese” në mendjen e liderit suprem në 8 vite qeverisje. Aty ku ministri provon live shijen e domateve bio, por pas kamerave të ERTV fermerët hedhin në tokë të gjithë prodhimet e tyre pasi nuk u ofrohet treg për t’i shitur e as subvencione. Aty ku plazhet dhe majat e larta të pakrahasueshme të Shqipërisë për nga bukuria marketohen në mënyrë mbresëlënëse në fotot e Facebook-ut të Rilindjes, por duhet të mbash gomë rezervë pasi vendos të ndërmarrësh rrezikun të shkosh t’i vizitosh-flasim gjithmonë po e pate xhepin plot. Aty ku ushtarakëve u rron vetëm statusi si "njerëz të nderuar e të respektuar", por që qeveria në fund të muajit i lë me 30 mijë lekë rrogë të mbajnë gjallë familjen. Aty ku diplomacia shitet si një marrëdhënie e ndërsjelltë në ndihmë të shqiptarëve por në fakt bëhet vetëm për interesa personale gjeopolitike e përkufizohet me vjershat e ngatërruara për turp të Naim Frashërit. Aty ku qeveria u lutet emigrantëve shqiptarë të votojnë elektronikisht për zgjedhje, por i detyron të deklarojnë të ardhurat, e aty ku lehtësirat për shqiptarët e Diasporës mbeten vetëm fjalime podiumesh, pasi në realitet janë të braktisur nga shteti i tyre që në ikje dhe nuk mund të bëjnë dot as konvertimin e patentave. Aty ku njohuritë e përfaqësuesve tanë qeveritarë në parlament shiten si të paarritshme, por në fakt qëndrojnë në nivelin e të bërit Don Kishotin personazh romantik të letërsisë shqipe! Kjo pra të dashur miq, është në pak fjalë panorama e vërtetë krahasuese, e asaj çfarë do vazhdojë t’ju servirë në vijim ERTV dhe si qëndron realisht situata e popullit shqiptar. Ka aq shumë për të përmendur, sa nuk do të mjaftonte ky artikull për t'ia bërë akoma më të qartë këtë panoramë qeverisëse shqiptarëve, por ne u ndalëm tek më kryesoret dhe nuk do të stopojmë në asnjë moment të bërit publike mashtrimet që qeveria tenton t'u bëjë shqiptarëve të keqtrajtuar ndër vite.

Nëse ende nuk e keni të qartë, misioni i JOQ ALBANIA ka qenë, është dhe do të mbetet bërja publike e vjedhjes që i bëhet popullit shqiptar, zhvatja nga ata që kanë zaptuar këtë shtet me sektin e tyre të fëlliqur, thithja e mjegullës të trashë propagandistike që i ka zënë sytë popullit shqiptar për 8 vite, e publikimi i futjes në xhep të taksave tuaja nga oligarkët e Rilindjes, të gjitha të faktuara! Ata që kanë sy shohin! Por jo të gjithë duan apo u leverdis të shohin! Qeverisë i leverdis t’i shesë gjërat në sytë tuaj si perfekte, por mediat opozitare janë ato që ua hapin sytë popullit, frika më e madhe, aseti që ka mbështetjen e popullit, ajo çfarë e tmerron në palcë një qeveri me aftësi të kufizuara! Është zgjedhja juaj nëse doni ta keni shikimin të qartë apo të mjegulluar nga propaganda, por detyra jonë si media e lirë është t'ju qartësojmë shikimin.

Këto ishin vetëm disa nga arsyet pse ashtu si sot edhe një vit më parë, Rilindja gjeti motivin të tentonte të na gjunjëzonte, që të ringriheshim më të fortë, nuk ia doli dhe nuk do ia dalë për sa kohë që në këtë vend të ketë shqiptarë që i gjykojnë gjërat drejt, për sa kohë sa ekzistojnë individë që besojnë se një ditë ky vend do të bëhet vetëm me shkuljen nga rrënjët e barërave të këqija që janë mbjellë në politikë-bërjen e Shqipërisë. Forma më e ulët e censurimit të medias së lirë për të dytën herë, ishte censurimi i zërit të MBI 2 MILION SHQIPTARËVE (dyfish më shumë se militantët në Facebookun e liderit suprem), mbyllja e JOQ ALBANIA nga raportimet e stafit virtual fals sufllaqist-fugist, të demaskuar disa herë nga redaksia jonë.

Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet, dhe zëri i popullit me domosdo duhet zhdukur nga qeveritarët, të cilët kanë frikë nga realiteti! Tentojnë të qërrojnë e të shurdhojnë popullin duke censuruar median që s'mundën ta blinin dot kurrë e ta kishin nën tutelën e tyre pasi kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar në qeveri edhe 4 vite të tjera!

STAFI I JOQ PO PUNON PËR RIKTHIMIN E FAQES SË MADHE ME 2 MILION SHQIPTARË, E DERISA ÇDO GJË TË KTHEHET NË NORMALITET, NE DO VAZHDOJMË TË JEMI KRAH JUSH DUKE I DHËNË FORCË ZËRIT TUAJ. JOQ ALBANIA ËSHTË E SHQIPTARËVE, DHE PËR SA KOHË QËNDRON E TILLË, SADO TA TENTOJË, NUK KA QEVERI QË E CENSURON! NUK KA EDVIN QË MUND TË ZHDUKË NJË POPULL, NUK KA EDVIN QË ZHDUK NJË IDENTITET!

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit