Para dy ditësh u publikua një video kur Këshilli i Qarkut i Bashkisë së Kukësit vendosi t’i heqë titullin “Qytetar Nderi” publicistit të njohur në Kosovë, Veton Surroi, titull të cilin e ka marrë në vitin 2015. Në video shihet që kryebashkiaku Safet Gjici insiston se Surroi nuk e meriton titullin pasi sipas tij, ai ka bërë fushatë politike. Madje në një moment Gjici dëgjohet të thotë se publicisti duhet të shkojë në Gjykatë.
Ai u shpreh:
Por pak më pas, kryebashkiaku kërkoi ndjesë dhe tha se nuk e kishte menduar gjatë vendimin e marrë dhe tha se kjo ishte kërkesa e 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së. Në lidhje me këtë vendim dhe sjelljen aspak serioze për një titullar, JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja që u shtrua ishte kjo:
Në përfundim të votimit rezulton se 85% e qytetarëve mendojnë se, po, Safet Gjici është qesharak; ndërsa 15% e tyre shprehen se ai nuk është i tillë.