SONDAZHI/ A u mbajt premtimi për rindërtimin pas tërmetit? 87% e votuesve: JO!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.11.2020, 23:34

Dy ditë më parë u shënua plot një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u shkaktuan dëme kolosale materiale. Shumë familje i kujtojnë me dhimbje momentet e tmerrshme të atij mëngjesi, i cili iu ndryshoi përgjithmonë jetën. Në shumë intervista, të mbijetuarit kanë rrëfyer momentet e para dhe përpjekjet për të shpëtuar personat e afërm nën rrënoja. Por, përveç dhimbjevve dhe dëmeve që la pas tërmeti tragjik, një problem i ndjeshëm që vijon ende, është pikërisht fakti se shumë familje po jetojnë nëpër çadra.

Premtimet e qeverisë për rindërtimin ishin të mëdha, ku ndër të tjera u tha se brenda vitit familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan do të futeshin në shtëpi të reja dhe për këtë Arben Ahmetaj u emërua Ministër për Rindërtimin. Por faktet tregojnë të kundërtën, pasi siç e përmendëm shumë familje po e kalojnë jetën mes çadrave apo kontejnerëve, ndërsa jo pak herë ankohen për kushtet e vështira dhe acarin që sapo ka nisur. Në lidhje me këtë problematikë JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja që u shtrua ishte e tillë:

Një vit pas tërmetit, a u mbajt premtimi për rindërtimin?

Nga votimi i qytetarëve vihet re se 87% e tyre shprehen se qeveria nuk e mbajti premtimin e dhënë; ndërsa një pakicë prej 13% e tyre votuan se premtimi për rindërtimin u mbajt.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit