Dita e djeshme shënoi plot një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Gjithashtu dëmet materiale ishin tejet të rënda ku shumë shtëpi dhe pallate u rrënuan plotësisht. Zonat që u prekën më shumë ishin Durrësi dhe Thumana, ndërsa pasojat vijojnë ende të ndihen edhe sot pas një viti, ku shumë familje po jetojnë nëpër çadra teksa presin rindërtimin e shtëpive. Shumë familjarë rikujtuan edhe njëherë tmerrin që përjetuan një vit më parë, ndërsa rrëfyen mes lotësh dhimbjen që ndiejnë nga humbja e të afërmve të tyre.
Por, përtej tragjedisë që shkaktoi tërmeti, një çështje e shumë diskutuar ka qenë edhe fakti se ai ishte thjesht një fatkeqësi natyrore, apo mos ndoshta abuzimi me lejet dhe ndërtimi pa kriter dhe standardet e duhura, e thelloi edhe më tej tragjedinë? Theksojmë këtu se para tërmetit fatal të nëntorit, një tjetër i parapriu atij, pikërisht më 21 shtator të vitit të kaluar. Ai shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, aq sa mjaftonin që disa ndërtesa të shpalleshin të pabanueshme. Por qeveria nuk u kujdes për këtë gjë, dhe qytetarët në mungesë të zgjidhejve të tjera u detyruan të vazhdonin të jetonin në to, me frikë dhe ankth.
Gjithashtu, pas analizave të ekspertëve, rezultoi se shumë pallate të shembura në Durrës, ishin ndërtuar jo me standardet dhe parametrat e duhura të sigurisë. Dhe shkaktari për gjithë këto ndërtime pa kriter ka qenë pikërisht ish-kryebashkiaku Vangjush Dako i cili ka dhënë këto leje për kompanitë e ndërtimit, duke menduar vetëm e vetëm për mbushjen e xhepave dhe aspak për jetën e qytetarëve. Ndërkohë që pas tragjedisë që u shkaktua, ai ia ka hedhur paq dhe nuk ka mbajtuar asnjë përgjegjësi.
Në lidhje me këtë çështje, JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetje:
Nga rezultai i votimit vihet re se 92% e qytetarëve shprehen se Vangjush Dako duhet të ishte në burg, si shkaktar i tragjedisë duke lëshuar leje ndërtimi pa cilësi, ndërsa vetëm një pjesë prej 8% e qytetarëve votuan për të kundërtën.